Përfundon asfaltimi i rrugës “LPK” në lagjen Seravë

Në lagjen Seravë është finalizuar projekti për asfaltimin e rrugës “LPK”, duke përfshirë rregullimin e pusetave dhe intervenimin në një pjesë të rrjetit atmosferik, aty ku ka qenë e domosdoshme. Rruga është tashmë e sistemuar, e sigurt dhe gati për përdorim nga qytetarët. Gjatë vizitës në terren, banorët shprehën vlerësim për ritmin dhe cilësinë e […]

Read more

Konsultim Publik për Planin e Zhvillimit Lokal 2025–2029

Komuna e Çairit njofton opinionin se, në kuadër të bashkëpunimit me UNDP-në dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, është përgatitur draft-versioni i Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal për periudhën 2025–2029. Ky dokument strategjik paraqet bazën për planifikimin e zhvillimit afatmesëm të komunës dhe për përmirësimin e shërbimeve publike në të gjitha fushat me rëndësi për […]

Read more

Filloi pajisja e shkollave me inventar të ri

Komuna e Çairit sot realizoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit e kushteve në shkollat fillore komunale. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një vizitë pune në Shkollën Fillore “Liria”, ku u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Teuta Idrizi, me rastin e mbërritjes së inventarit të ri. Shkolla “Liria” u pajis me […]

Read more

Çairi thellon lidhjet me Unionin e Bashkive Shqiptare

Komuna e Çairit vazhdon të jetë një shembull i bashkëpunimit aktiv ndërkomunal. Në takimin e zhvilluar midis kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe Drejtoreshës Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kombo, u diskutuan ide dhe projekte që lidhin komunat shqiptare përmes artit, trashëgimisë kulturore dhe digjitalizimit. Ky bashkëpunim i […]

Read more

Nis ndërtimi i fushës ndihmëse moderne në Çair

Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, u shënua fillimi zyrtar i punimeve për ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të stadiumit të FC Shkupit – një projekt i rëndësishëm për sportin në komunë, që financohet tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit. Në këtë ngjarje morën pjesë Zëvendëskryeministri i […]

Read more

Gati për hapje çerdhja më e madhe në vend – “Bambi” në kuadër të kopshtit “Fidani”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot zhvilloi inspektimin përfundimtar në objektin e ri të çerdhes “Bambi”, që është pjesë përbërëse e kopshtit të fëmijëve “Fidani” – projekti që përfaqëson çerdhen me kapacitetin më të madh në gjithë Maqedoninë e Veriut. Objekti tashmë është tërësisht i kompletuar me inventar dhe interier modern, në përputhje […]

Read more

Komuna e Çairit shpall “Qytetarë Nderi” z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi

Në një atmosferë të denjë për rëndësinë e aktit, mes duartrokitjesh të fuqishme dhe emocioneve të sinqerta, Komuna e Çairit organizoi një ceremoni solemne për shpalljen “Qytetarë Nderi” të z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi – dy figura me kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ngjarja u zhvillua në […]

Read more