Komuna e Çairit lëshon në përdorim bibliotekën e re të SH.F.K. “Jashar Bej Shkupi” në ditën botërore të librit

Me rastin e ditës botërore të librit, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sëbashku me z. Fatmir Emini përfaqësues i donatorit kompanisë së mirënjohur “Eftinija Impeks”, drejtorin e shkollës z. Rahim Maksuti dhe drejtoreshën e Klinikës për sëmundje kirurgjike znj. Nermin Bajrami Shaqiri lëshuan në përdorim zyrtar bibliotekën e re shkollore të SH.F.K. “Jashar […]

Read more

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti në takim zonjën Luleta Kazazi Xibri, të njohur si Nana Lule

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, komunën e Çairit e vizitoi zonja e nderuar Luleta Kazazi Xibri nga Tirana, e njohur për të gjithë ne si Nana Lule. Me rrugëtimin e saj jetësor, traditën fetare familjare dhe dashurinë për librin ajo është simbol i padiskutueshëm i mirësisë, dhembshurisë dhe udhëzimit në rrugën e vlerave të […]

Read more

Shënuam 22 Prillin – Ditën Botërore të planetit tonë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me përfaqësuesit e kompanisë së biznesit RIA Transfer Money dhe udhëheqësin e njësisë së punës në objektin e Postës në Çair z. Bekim Luta me mbjelljen e drunjve dhe vendosjen е shportave për mbeturina në territorin e Çairit shënuan 22 Prillin – ditën botërore të planetit tonë. […]

Read more

Kryetari Visar Ganiu pjesë e online konferencës me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ishte pjesë e delegacionit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në online konferencën me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, gjatë të cilit u diskutua mbi rrethanat e funksionimit të njësive të vetëqeverisjes lokale, procesin e decentralizimit, bashkëpunimin ndërkomunal dhe perspektivën zhvillimore të komunave në vendin tonë. Takimet […]

Read more

Komuna Çair vendos në dispozicion të personelit mjekësor në Çair 5000 skafanderë, donacion i siguruar nga kompania ATS Group

Kompania e mirënjohur ATS Group e udhëhequr nga z. Shefqet Demiri sërish dëshmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar në rritjen e nivelit të mbrojtjes së qytetarëve në ballafaqimin me virusin Covid 19 duke i dhuruar Komunës së Çairit donacion prej 5000 skafanderë me vlerë prej 30 000 eurove. Me këtë rast, kreu i Çairit […]

Read more

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti në takim drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Morina Kambo për të realizuar bashkëpunimin e rradhës, kësaj rradhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të Shkupit nëpërmjet artizanatit përmes një videoinçizimi që do të transmetohet në TV Klan. Ky aktivitet është pjesë e […]

Read more

Realizohet procesi i vaksinimit të mësimdhënësve dhe edukatoreve të Komunës së Çairit

Është momenti i vaksinimit dhe mbrojtjes shëndetësore të atyre që edhe gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme nuk u ndalën me përkushtimin për të edukuar dhe mësuar fëmijët tanë. Në pikën e vaksinimit në Qendrën Sportive “A1 Arena” tashmë tre ditë me rradhë po zhvillohet vaksinimi i mësimdhënësve të shkollave fillore, edukatoreve dhe përkëdhelëseve të kopshteve […]

Read more

Aksion humanitar i Komunës së Çairit dhe kompanisë së mirënjohur Comodita Home

Është për tu përshëndetur dhe meriton mirënjohje gatishmëria humanitare e atyre që shtrijnë dorën e ndihmës ndaj qytetarëve në nevojë, veçanërisht në këtë periudhë të përballjes me pasojat negative socio-ekonomike që po i shkakton pandemia e virusit Covid 19. Kësaj rradhe ishte kompania e mirënjohur Comodita Home ajo që për rastet e rënda sociale dhuroi […]

Read more