
Aksion për pastrimin e shtyllave fluorescente mbrojtëse
Punonjësit e Komunës së Çairit kanë nisur aksionin për pastrimin e shtyllave fluorescente mbrojtëse të korsisë për biçikleta përskaj rrugës kryesore “Brigada e Dytë Maqedonase”. Siguria e vozitësve të automjeteve, përdoruesve të biçikletave dhe këmbësorëve në komunikacion mbetet një ndër prioritetet tona kryesore!